Asistenti dixhital Cortana në iOS dhe Android do të ketë një ndërrim të pamjes me qëllim që të jetë më i dobishëm dhe lehtë për tu përdorur.
Ndryshimi më i prekshëm i ndërfaqes është një buton nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të përzgjedhin veprime të shpejta si shkimi i kalandarit, i përkujtuesve, parashikimi i motit, kryerja e thirrjeve dhe alarmi i ri.
Vetë aplikacioni është më miqësor me përdoruesin i cili karakterizohet nga një sfond i purpurt. Krahas ndryshimeve vizuale, Microsoft njoftoi lançimin e Cortana në Britani.
Aplikacioni Cortana është një pjesëz kyçe e strategjisë së Microsoft me asistentin virtual. Telefonët Windows janë një minoritet krahasuar me iOS dhe Android të cilët dominojnë tregun.
Nëse Microsoft dëshiron që asistenti virtual të jetë i gjithëpranishëm, është me rëndësi të investohet në aplikacione mobile të cilat funksionojnë me platformat madhore. Cortana konkurron me Siri, Alexa dhe Google Asistant. (PCWorld Albanian)