Lajmet

Rigjenerohet laboratori i Informatikës në Fakultetin e IT-së të Universitetit të Durrësit

Publikuar , 18 Dhjetor 2014
0
Rigjenerohet laboratori i Informatikës në Fakultetin e IT-së të Universitetit të Durrësit

14-12-17-07-09-32big_cover_okMinistrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike e Shqipërisë, Milena Harito së bashku me organizatën jo-fitimprurëse Open Labs në Shqipëri kanë realizuar rigjenerimin e laboratorit të Informatikës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit të Universitetit të Durrësit.

Ky projekt mundësoi riformatimin e 20 kompjuterëve PC në këtë laborator duke përdorur programin Linux dhe softuerë Open Source. 20 kompjuterët e laboratorit të cilët deri më tani nuk ishin të gjithë funksional me anë të programit Linux janë të gjithë të riformatuar dhe të përdorshëm lehtësisht nga të gjithë studentët.

Gjithashtu, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike së bashku me anëtarët e fondacionit ranë dakord në hartimin e një kurrikule të veçante për Studentët e Universitetit të Durrësit. Hartimi i kurrikulës do të mundësoj mësimdhënien për 50 orë gjatë këtij viti akademik duke iu mësuar studentëve të nivelit master shkencor aftësi praktike të programimit të kompjuterëve dhe software.

Gjatë fjalës së saj Harito tha se: “Përdorimi i programeve Open Source na mundëson sot të përdorim programe të cilat nuk kanë nevojë për licencim duke shmangur kështu përdormini e programeve kompjuterike të piratuara. Qëllimi i këtij bashkëpunimi me Open Labs është që të mësojmë studentët dhe jo vetëm këtë target, të përdorin asetet e tyre ekzistuese duke i rigjeneruar dhe duke i bërë të përdorshëm. Edhe sot ne administratën publike po përpiqemi të promovojmë përdorimin e programeve Open Source.” Ministrja Harito motivoi studentët të punojnë dhe të praktikohen me programet Open Source për të arritur edhe krijimin e startup-ve me grupet e studentëve.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Harito foli me studentët në lidhje me konkurset e zhvilluara për vendet vakante të administratës publike duke deklaruar se “sot teknologjia na shërben për të rritur transparencën dhe kjo vërtetohet me konkurset në administratën publike”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google mbyll aplikacionin Trips, kalon funksionet në Google Maps

Lajmet e fundit>