Lajmet

Rikthehen plotësisht paratë e humbura në vjedhjen më të madhe të kriptomonedhave ndonjëherë

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Gusht 2021
Në një postim në medium kompania tha se fondet janë rikuperuar të gjitha. Poly Network tashmë po punon për të rikthyer këto fondet tek pronarët e tyre. Rikthehen plotësisht paratë e humbura në vjedhjen më të madhe të kriptomonedhave ndonjëherë

Një prej vjedhjeve më të bujshme të kriptomonedhave në vitet e fundit duket se ka gjetur zgjidhje.

Ditën e Hënë, Poly Network, një platformë e decentralizuar financash tha se hakeri i cili kishte gjetur një problem sigurie në kodin e platformës dhe marrë nën kontroll 610 milionë dollarë në Ethereum dhe kriptomonedha të tjera tashmë i kishte rikthyer të gjitha.

Në një postim në medium kompania tha se fondet janë rikuperuar të gjitha. Poly Network tashmë po punon për të rikthyer këto fondet tek pronarët e tyre.

Kishte kaluar vetëm një ditë kur hakeri përgjegjës për sulmin kishte filluar të rikthejë miliona e humbura. Poly Network i ofroi hakerit një shpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Nuk dihet arsyeja pse hakeri apo grupi i hakerave ndryshoi mendje dhe riktheu paratë. Ca besojnë se mund ta kenë pasur të pamundur si pastrojnë ato para apo ti marrin në dorë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Investitorët shpenzojnë miliona për të blerë tokë virtuale