Lajmet

Rikthehet Google Maps në Windows Phone

Publikuar , 10 Janar 2013
0
Rikthehet Google Maps në Windows Phone

Google-MapsPasi Google bllokoi aksesin e Windows Phone në Maps, kompania deklaroi se ishte duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin.

Tashmë Maps rikthehet për përdoruesit e Windows Phone.

Verge raporton se Google e ka riaktivizuar versionin ueb të hartave për platformën Windows Phone.

Më parë përdoruesit e Windows Phone, kur klikonin faqen e Google Maps, ridrejtoheshin në faqen zyrtare të kërkimit. Fillimisht Google deklaroi se aksesi refuzohej pasi aplikacioni mobile ishte i optimizuar për shfletues që mbështesin WebKit, si Chrome dhe Safari, por jo Internet Explorer.

Siç rezultoi më vonë, ky konstatim nuk ishte i vërtetë, kështu që Google u shpreh më vonë se e gjithë kjo situatë ndodhi për shkak të një testimi performance.

Që atëherë ka qenë duke punuar për zgjidhjen. Rëndësi ka që gjithë “rrëmuja” e radhës mori fund dhe Google Maps rikthehet në Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Google maps

LEXO EDHE:  Tesla mban premtimin e një makine elektrike 35,000 dollarëshe

Lajmet e fundit>