Analiza

Rikthehet Intel, gjenerata 12-të Alder Lake vendos diktatin mbi AMD Ryzen

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Tetor 2021
Çipet e gjeneratës së 12-të kanë mbështetje për PCIe 5.0 me 16 linja dhe RAM DDR5-4800. Rikthehet Intel, gjenerata 12-të Alder Lake vendos diktatin mbi AMD Ryzen

Procesorët e rinj Intel prej kohësh kanë qenë objekt spekulimesh e diskutimesh deri në atë pikë saqë morën një status mitik.

Ideja pas tyre ishte vërtetë intriguese: kishin bërthama performance dhe efikasiteti në një pllakë të vetme. E thënë thjeshtë procesori performon ndryshe në bazë të detyrave dhe informacioneve që duhet të përpunojë.

Më përpara bërthamat e Intel ishin të njëjta duke krijuar dizajne me konsum të lartë energjie.

Tani kompania është gati të lançojë këto çipe me emrin e koduar Alder Lake të gjeneratës së 12. Kompania ka pretendime të mëdha: çipet e gjeneratës së 12-të janë 19% më të shpejtë sesa gjenerata e 11-të dhe dyherë më të shpejtë në detyra specifike.

Në performancën me shumë threads, i9-12900K është 50% më i shpejtë sesa i9-11900K thotë Intel duke konsumuar më pak energji gjithashtu. Më impresionuese është se ka performancë të njëjtë me i9-11900K duke konsumuar vetëm çerekun e energjisë.

Intel mund të vendosë deri në 16 bërthama me gjeneratën e 12-të të Intel siç është modeli i9-12900K me një kombinim prej 8 bërthama P të performancës së lartë dhe 8 bërthama E të performancës së ulët dhe prodhuar 25 threads.

Së bashku me Microsoft ka punuar për të ndërtuar Thread Director, një sistem i cili cakton detyrat tek bërthama të caktuara.

Intel pretendon se bërthamat P mund të performojnë 28% më shumë sesa gjenerata e 10-të Comet Lake S ndërsa bërthamat E kanë performancë të njëjtë. Procesorët shkëlqejnë kur hidhni detyra intensive në drejtim të tyre. i9-1200K ka 84% më shumë fps në lojën Mount and Blade II. Në Adobe Lightroom Classic dhe Premiere Pro performanca është rritur me 47%.

LEXO EDHE:  Twitter do të shfaqë fotot e publikuara në formatin e tyre origjinal

Statistikat e Intel duke të mira kur e krahasojmë me harduerin e kompanisë por si qëndron përballë AMD? Nga testimet e para i9-12900K ka një performancë më të lartë sesa Ryzen 9 5950X në të gjitha lojërat thuajse.

Gjithsesi AMD mund të kthehet pas vitin e ardhshëm me gjeneratën e re. Çipet e gjeneratës së 12-të kanë mbështetje për PCIe 5.0 me 16 linja dhe RAM DDR5-4800.

Ndryshimet pritet të ketë edhe në çmime. Core i9-12900K kushton 589 dollarë krahasuar me 539 dollarë 11900K. Modeli KF i procesorit kushton 20 dollarë më pak. Më i përballueshëm duket çipi Core i7-12700K me çmim prej 409 dollarë ndërsa Core i5-12600K është 20 dollarë më shumë sesa paraardhësi. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDintel