Blog

Rikthehet konsola gameboy dhe nuk ka nevojë për bateri

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2020
Për të luajtur me këtë gameboy thjeshtë duhet të dilni në Diell. Panelet solarë në implementuar në pjesën ballore janë burimi kryesor i energjisë. Rikthehet konsola gameboy dhe nuk ka nevojë për bateri

Modeli origjinal i gameboy nuk kishte të krahasuar në jetëgjatësi baterie. Me katër bateri të thjeshta AA, mund të luani lojëra Tetris dhe Super Mario Land për 10 deri në 15 orë.

Në fakt kjo është arsyeja pse konsola ishte shumë popullore krahasuar me rivalët e kohës. Por ja që edhe kjo konsolë klasike lë vend për përmirësim.

Një ekip hulumtuesish nga Universiteti Northwestern në Illinois të Shteteve të Bashkuara së bashku me Universitetin Delft të Teknologjisë në Holandë kanë zhvilluar një gameboy që ska nevojë për bateri.

Për të luajtur me këtë gameboy thjeshtë duhet të dilni në Diell. Panelet solarë në implementuar në pjesën ballore janë burimi kryesor i energjisë.

Nuk është perfekte sidomos nëse janë është vranësirë. Gjithashtu nuk ka tinguj por mbetet një inovative për mënyrën sesi mbahet në funksion. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia në mjekësi gjen trajtim të ri për kancerin e gjirit