Harduer

Rikthehet në treg tableti Google Nexus 10

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Rikthehet në treg tableti Google Nexus 10

Nexus10TabletBest_610x426Pas një mungese prej disa muajsh, tableti i famshëm Google Nexus 10 rikthehet sërish në treg sipas lajmeve në Google Play. Versioni 16 GB i kësaj pajisjeje 10 inç u cilësua si “jashtë inventarit” në tetor të vitit të kaluar, në një kohë që versioni me memorie 32 GB gjithashtu mbaroi shpejt. Ndërkohë që versioni 32 GB u rikthye në treg në shkurt, versioni më i vogël ende nuk është gjëkundi në shitje. Por lajmi i mirë nga Google është që pajisja 399 dollarëshe vjen së shpejti sërish për përdoruesit.

Nexus 10 është versioni i madh i Google Nexus 7 me madhësi 7 inç që u hodh në treg në vitin 2012 dhe që u përditësua vitin e kaluar. Nexus 10 nuk është përditësuar aspak që në lançimin e tij në nëntor 2012. Për këtë arsye Nexus 10 nuk mori më shumë vëmendje dhe përfundimisht doli edhe nga tregu. Kërkesat e përdoruesve e bëjnë që ky tablet të vijë sërish në treg e mbase edhe me version të përmirësuar.

Por ka pak debate në vendimet e Google, pasi duket se Nexus 10 modeli 32 GB është mirë në shitje dhe mund të mos jetë ende vendim definitiv. Ky model gjendet në dyqane nën çmimin 649 dollarë dhë është edhe i preferuar nga përdoruesit. Nuk është plotësisht e sigurt nëse Google do të lançojë të njëjtin Nexus 10 me 16 GB apo një përmirësim të tij që mund të lërë në hije modelin 32 GB. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google mbyll shërbimin dhe aplikacionin e radhës

Lajmet e fundit>