Tyler “Ninja” Blevins është rikthyer në Twitch. Ai nënshkroi një kontratë shumëvjeçare me platformën ku bëri një emër dhe transmetimi i tij i parë starton ditën e sotme.
Ai tha se u mendua gjatë se cilën platformë do të zgjedhë pasi Microsoft vendosi të mbyllë Mixer dhe arriti në përfundimin se Twitch është platforma më mirë ku edhe ai nisi rrugëtimin e tij.
Ninja filloi të transmetonte në Twitch një dekadë më parë dhe ndërtoi një komunitet të madh aty por u largua në Gusht të 2019-ës për të shkuar tek Mixer.
Pavarësisht se Microsoft i siguroi atij një kontratë të majme, shërbimi i kompanisë nuk mund të ruante ritmin me Twitch, Facebook Gaming apo YouTube Gaming.
Kompania vendosi të mbyllte Mixer në Korrik. Kështu Ninja u bë një agjent i lirë dhe disa herë pyeti komunitetin se ku ishte më mirë të kalonte në Twitch apo YouTube.
Ai është një yll i vërtetë me 15 milionë ndjekës në Twitch dhe 24 milionë abonentë në YouTube. Blevins ishte gamer-i i parë që kishte veshjen e tij në Fortnite së shpejti do të ketë një në Fall Guys.
Rikthimi i tij në Twitch është lajm i madh dhe me shumë gjasa do ta ndihmojë shërbimin të ruajnë dominimin në këtë sektor. /PCWorld Albanian