Lajmet

Rikthehet online Battle.net pas një sulmi DDoS

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2022
DownDetector raportoi se lojtarët kishin probleme me lojërat si Overwatch, World of Warcraft, Call of Duty dhe Diablo III. Rikthehet online Battle.net pas një sulmi DDoS

Activision Blizzard tha në rrjetin social Twitter se shërbimi Battle.net u përball me një sulm Distributed Denial of Service (DDoS). Një orë më vonë raportoi se sulmet që po monitoronte ishin ndërprerë.

Cicërima e parë e publikuar nga llogaria e Blizzard CS tha se sulmi mund të shkaktonte vonesa transmetimi dhe shkëputje për disa lojtarët.

DownDetector raportoi se lojtarët kishin probleme me lojërat si Overwatch, World of Warcraft, Call of Duty dhe Diablo III.

Në Nëntor një situatë e ngjashme me një sulm DDoS ndaj Battle.net shkëputi lojtarët ose vonesat ishin aq të larta saqë ishte e pamundur të luhej loja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Warcraft për platformat mobile vjen këtë vit