Lajmet

Rikthehet online forumi i Ubuntu-s

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Rikthehet online forumi i Ubuntu-s

Ubuntu Forums është kthyer në gjendjen normale, pas më tepër se një jave që kur 1.8 milionë përdoruesve të këtij forumi iu vodhën fjalëkalimet.

Duke analizuar shkaktarin e saktë që iu mundësoi sulmuesve që të shkaktojë tërë këtë dëm, James Troup nga Canonical citon “një kombinim” të opsioneve të konfigurimit në softuerin vBulletin të përdorur për të fuqizuar forumet dhe një llogari të moderatorit të kompromentuar.

Duke i përdorur këto dy gjëra sulmuesi ishte në gjendje që të fitojë “qasje të plotë në ambientin vBulletin si një administrator dhe qasje në shell si përdorues “www-data” në serverët e aplikacioneve në Forum.”

Kështu, thotë Troup, i mundësoi personit që të përzihet me forumin – deri tek shtimi i muzikës në prapavijë dhe shkarkoi të gjithë fjalëkalimet e enkriptuara, adresat e e-mailit dhe emrat e 1.82 milionë përdoruesve.

Me të mësuar në lidhje me sulmin Canonical menjëherë këshilloi të gjithë që nëse përdorin një fjalëkalim të ngjashëm ose identik edhe diku tjetër sikur ai në Ubuntu Forum ta ndryshonin atë. Kjo këshillë ishte dërguar nëpërmjet një e-mail që ishte dërguar gjatë javës. (PCWorld Albanian)

Ubuntu Linux

LEXO EDHE:  Microsoft sjell Linux e vërtetë në Windows 10

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>