Lajmet

Rikthehet Resident Evil, kompania jep datën e debutimit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Dhjetor 2019
0
Rikthimi i Resident Evil u konfirmua ditën e sotme ndërsa debutimi i tij vjen më 3 Prill për PS4, Xbox One dhe PC. Rikthehet Resident Evil, kompania jep datën e debutimit

Në më pak se një vit nga debutimi i Resident Evil 2, zhvilluesi Campcom ka vendosur të rikthehet në qytetin Raccoon për të ripunuar serinë e ardhshme të lojës horror dhe të mbijetesës.

Rikthimi i Resident Evil u konfirmua ditën e sotme ndërsa debutimi i tij vjen më 3 Prill për PS4, Xbox One dhe PC.

Spekulimet rreth një titulli të ri Resident Evil 3 u itensifikuan muajin e kaluar ndërsa kopertinat e lojës u shfaqën në PlayStation Network që në fillim të muajit Dhjetor.

Trailerin e lojës të cilin mund ta shikoni mëposhtë zbulon një rimodelim të klasikes 1999 me protagonistët Jill Valentine dhe Carlos Oliveira.

Ndërtimi i historisë rreth qytetit Raccoon vjen pas suksesit të Resident Evil 2 Remake të vitit të kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kufjet e reja Sony janë për ata që duan të kursejnë me Galaxy Buds+ dhe AirPods