Softuer

Rikthehet TweetDeck, pas një vrime

Publikuar , 01 Prill 2012
0
Rikthehet TweetDeck, pas një vrime

“Hej @TweetDeck Një vrimë në softuerin tuaj më ka dhënë qasje në qindra llogari. #JuDuhetTaShihniAtë,” cicëroi Geoff Evason gjatë të premtes

Evason përfshiu një fotografi të aplikacionit të tij TweetDeck, të spërkatur me shumë ikona të llogarive të tjera dhe doli për të demonstruar kundër mundësisë së tij për të cicëruar nga llogaria e një përdoruesi tjetër. Twitter menjëherë ndali versionin për ueb të TweetDeck dhe postoi cicërimën e mëposhtme: “TweetDeck për momentin është ndalur derisa ne jemi duke shikuar rreth një çështje. [Kërkojmë] falje për shqetësimin.” Në një deklaratë gjatë të shtunës, Twitter tha që TweetDeck ishte ndalur në mënyrë që të ishte në gjendje që ta gjente problemin.

“Fjalëkalimi i askujt nuk ishte rrezikuar dhe ne nuk jemi të informuar për ndonjë rast ku kjo qasje ishte keqpërdorur,” tha ndërmarrja.

TweetDeck, që ishte marrë nga Twitter në majin e vitit 2011, mund të përdoret si aplikacion për ueb dhe desktop.

Gjatë të premtes, shumë përdorues raporton që aplikacioni i tyre në ueb ishte offline dhe disa thanë që edhe aplikacioni i tyre për desktop  nuk punonte. Përdorues të tjerë, veçanërisht ata në versionet e vjetra të klientit për desktop të softuerit TweetDeck, siç duket nuk u përfshin nga ndalja e funksionimit të këtij aplikacioni.

Kjo paraqet vrimën më të fundit që e ka goditur rrjetin shoqëror i cili dita-ditës po shënon ngritje.

Ndërmarrja së fundi paraqiti një të metë të softuerit që bënte të dukej sikur përdoruesi nuk janë duke i ndjekur njerëzit të cilët në të vërtet i përdorin – një problem që ka shkaktuar mjaft shumë paqartësi dhe brengë në mesin e përdoruesve të fuqishëm të rrjetit Twitter. Twitter tregoi për problemin dhe tha që inxhinierët e vet ishin duke punuar për ta zgjidhur atë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Lightroom rikthehet në Mac App Store

Lajmet e fundit>