Harduer

RIM do të lansoj 4G LTE PlayBook më 9 gusht

Publikuar , 02 Gusht 2012
0
RIM do të lansoj 4G LTE PlayBook më 9 gusht

Të apasionuarit e PlayBook që jetojnë në Kanada do të jenë të parët që do të kenë mundësinë të blejnë 4G LTE PlayBook të RIM, pasiqë Kanadaja është vendi i parë ku do të lansohet pajisja me 9 gusht 2012.

Konsumatorët që jetojnë në Sh.B.A. Evropë, Afrikë të Jugut, Amerikë Latine si dhe ishujt e Karaibeve do të kenë mundësi blerjeje “muajt e ardhshëm”, edhe pse ende nuk është caktuar ndonjë datë e saktë.

“Jemi të lumtur që na është ofruar mundësia t’u japim konsumatorëve PlayBook-un e parë BlackBerry i cili ofron përkrahje 4G LTE,” tha David J. Smith, zv. president i RIM. “4G LTE i ri i BlackBerry ofron një mori aplikacionesh të reja, si dhe karakteristika të reja, duke përfshirë këtu një ekran 7 inç, para dhe mbrapa e pajisur me kamera HD, dalje HDMI, bokse audio, si dhe gjithashtu ofron shpejtësi të lartë interneti në rrjetet e kompanive të celularëve, duke ndihmuar konsumatorët të jenë më produktiv me kohën e tyre.”

Versioni 4G LTE i PlayBook të RIM është i njëjtë si versioni aktual, vetëm përveç faktit se modeli i ri përkrahë rrjetet 4G LTE wireless. Pajisja do të jetë e disponueshme bashkë me softuerin BlackBerry PlayBook OS 2 dhe do të ketë vetë një set aplikacionesh të instaluara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

Tags >

RIM
Lajmet e fundit>