Lajmet

RIM e Microsoft, më afër Android e iOS

Publikuar , 29 Nëntor 2011
0
RIM e Microsoft, më afër Android e iOS

Edhe Research in Motion, e edhe Microsoft janë duke marr hapa për të përqafuar pajisjet Android dhe iOS, edhe pse janë duke qëndruar prapa platformave të tyre BlackBerry dhe Windows Phone.  

RIM ka paralajmëruar se do të përkrahë pajsijet iOS dhe Android në shërbimet e saja të menaxhimt të pajisjeve mobile, dhe Microsoft është pajtuar të licencojë teknologji kyçe në kuadër të AgreeYa Mobility për të zhvilluar aplikacione që mund të lidhen me shërbime specifike për Microsoft si SharePoint, Active Directory, Azure dhe Remote Desktop. 

Së pari, Research in Motion paralajmëroi BlackBerry Mobile Fusion, një shërbim të ri për menaxhim të pajisjeve mobile që zgjeron aftësitë ndërmarrëse të BlackBerry për të menaxxhuar dhe konfiguruar prej së largu pajisjet BlackBerry (sikur celularë të mençur dhe PlayBook), duke përfshirë menaxhim përmes pajisjeve me iOS dhe Android.

Kjo do të mundësojë që punëtorët e kompanisë të sjellin pajisjet e tyre me iOS dhe Android në vendin e punës. 

Në anën tjetër, Microsoft është duke shikuar mundësitë të hap shërbimet e saja pronësore për platformat që nuk janë Microsoft.

Ajo ka bërë të ditur një marrëveshje me AgreeYa Mobility nën të cilën Microsoft licencon protokollet për shërbimet e saja ndëmarrëse (si SharePoint, Azure, Remote Desktop dhe Active Directory) në mënyrë që AgreeYa të zhvilloj aplikacione për iOS, Android dhe BlackBerry dhe të cilat mund të shfrytëzojn shërbimet e Microsoft. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Versioni i ri i aplikacionit nxjerr në pah më të mira e Slack