Lajmet

RIM i ndryshon emrin dyqanit në BlackBerry World

Publikuar , 22 Janar 2013
0
RIM i ndryshon emrin dyqanit në BlackBerry World

Research In Motion ka ndryshuar emrin e dyqanit të vet ueb duke e vendosur BlackBerry World, ndërkohë që vazhdon punën me pasurimin e përmbajtjes para lançimit të sistemit operativ BlackBerry 10.

RIM ka deklaruar së fundmi se shumë shpejt, përdoruesit do të kenë mundësi të shkarkojnë video dhe muzikë nga dyqani, përveç aplikacioneve.

Ndryshimi i emrit, nga ana tjetër, reflekton kalimin drejt BlackBerry 10.

Më parë dyqani quhej BlackBerry App World.

Ndryshimi do të ndodhë fillimisht në pjesën e dukshme të dyqanit ueb dhe më pas do të shpërndahet edhe tek BlackBerry PlayBook tablet dhe smartfonët BlackBerry në javët në vazhdim.

Në 30 janar, RIM do të lançojë dy smartfonë që operojnë me BlackBerry 10, duke u përpjekur kështu të tërheqë më tepër konsumatorë në sistemin e vet. Pas gjithë publicitetit që i është bërë në media, kompania shprehet se po pret me padurim momentin kur do t’i tregojë botës të gjitha cilësitë e BlackBerry 10.

Shkarkimet nga dyqani online do të jenë një nga elementët kyç në suksesin apo dështimin e sistemit, prandaj RIM ka punuar dhe po punon fort për të tërhequr sa më tepër zhvillues në mënyrë që të rrisë sa më shumë numrin e aplikacioneve të disponueshme në dyqan.

Gjatë dy eventeve dedikuar zhvilluesve që janë organizuar këtë muaj nga kompania, mbi 1000 njerëz kanë krijuar mbi 15 000 aplikacione për BlackBerry 10 në më pak se 48 orë. (PCWorld Albanian)

blackberryworld

LEXO EDHE:  BlackBerry Messenger shuhet më 31 Maj

Lajmet e fundit>