Biznes

RIM raporton të hyrat financiare për çerekun e tretë

Publikuar , 15 Dhjetor 2011
0
RIM raporton të hyrat financiare për çerekun e tretë

Gjersa kompania më parë ka pasur një projektim të përfitimeve prej 5.6 miliard dollarë, është e dukshme se ajo i është afruar këtij projektimi, pas mbylljes së tregjeve në ditën e sotme. RIM ka raportuar qarkullim prej 5.2 miliard dollarë me 265 milion të hyra neto dhe 14.1 milion njësi të dërguara në treg. 

Kompania ka qenë në gjendje në anën tjetër të dërgojë vetëm 150,000 PlayBook gjatë kësaj periudhe kohore, megjithëse kjo ka ndikuar gjithashtu edhe në shifrat e të hyrave. Për fat të keq, tregu nuk e ka mbajtur mire RIM’in, për shkak se stoku i kompanisë ka rënë shtatë për qind në orët pasuese të tregtisë. 

Në anën e një lajmi pakëz më pozitiv, RIM ka raportuar se numri i abonentëve të saj është rritur 35 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që nënkupton tani një total prej 75 milion abonentësh.

Jim Balsillie, co-CEO tha se çerekët e fundit që ka përjetuar kompania kanë qenë më të vështirët në historinë e kompanisë, dhe ai ka premtuar se do të rievaluohen produktet që gjenden në portfolin e RIM, e co-CEO tjetër Mike Lazaridis tha se PlayBook OS 2.0 mbetet të lansohet në shkurt të vitit të ardhshëm. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Trump i shqetësuar se lufta tregtare me Kinën mund të dëmtojë Apple

Lajmet e fundit>