Harduer

RIM BlackPad tablet në nëntor?

Publikuar , 30 Korrik 2010
0
RIM BlackPad tablet në nëntor?

Duke u bazuar në burime anonime por të afërta me planet e kompanisë, Bloomberg ka thënë se tableti do të quhet vërtetë BlackPad (që bie në pajtim me blerjen e domenit BlackPad.com nga ana e prodhuesit të BlackBerry, RIM) dhe i cili do të ketë ekran të madhësisë së ngjashme me iPad, 9.7 inç.

BlackPad do të bazohet në WiFi dhe në Bluetooth tethering për tu qasur në internet, dhe nuk do të bazohet në 3G për të ofruar shfletimin e internetit.

Detajet tjera mbesin ende të pakta, por megjithatë një gjë është paska e sigurtë, përkatësisht se çmimi do të fillojë diku ngjashëm me çmimin e iPad, që kushton 499 dollarë për versionin 16GB Wi-Fi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  BlackBerry akuzon Twitter për vjedhjen e teknologjisë

Lajmet e fundit>