Analiza

Ringjallet Internet Explorer

Publikuar , 01 Korrik 2010
0
Ringjallet Internet Explorer

Internet Explorer 8 ka qenë shfletuesi me rritjen më të madhe, duke u rritur për 0.66 për qind anembanë botës në 25.84 për qind. Net Applications e ka shpjeguar këtë rritje me fushatën reklamuese të Microsoft, që ka paraqitur veçoritë e reja të sigurisë së versionit më të ri të shfletuesit të tyre.

Rreth 17 për qind e njerëzve ende janë duke përdorur IE6, kurse rreth 12 për qind janë përdorues të IE7.

Rritjet për IE ishin më të mëdhat në Evropë dhe Azi, ka bërë të ditur Net Applications. IE ka përfituar një rritje prej 0.88 për qind në Evropë, ku Microsoft ka paraqitur edhe ekranin e saj të kërkuar “browser ballot” në kuadër të Windows 7, dhe ka arritur në rritje prej 0.81 për qind në Azi.

Rritjet e qershorit kanë arritur në rend të parë në shpinë të Firefox, që ka pësuar rënie prej 0.51 për qind në 23.81 për qind. Google Chrome u rrit 0.2 për qind në 7.24 për qind gjatë muajit që shkoi, kurse Safari ishte rritur paksa në 4.85 për qind e Opera pësoi rënie në 2.27 për qind.

Gjatë majit në SHBA, IE ka pasur gjithashtu një rritje në SHBA, duke arritur në 63.21 për qind krahasuar me 62.47 për qind në muajin maj. Chrome muajin e kaluar arriti në pjesëmarrjen e përgjithshme të tregut prej 7 për qind për herë të parë, megjithëse në SHBA pësoi rënie në 4.15 për qind, nga 4.97 për qind sa ishte në maj.

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje: Policim dhe gjoba të dyfishta për median online

Lajmet e fundit>