Analiza

Rinia nuk mund të mbijetojë pa internet

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Rinia nuk mund të mbijetojë pa internet

Kush mund të jetojë pa internet? Disa njerëz fitojnë duke punuar online. Disa të tjerë kanë nevojë për të për të ikur problemeve dhe streseve të jetës së përditshme.

Sipas një ankete të publikuar online nga YouthNet, një grup i mirë i shfletuesve të internetit, as që mund të jetojë pa të.

Anketa ka kryer një sërë pyetjesh ndaj personave mes moshës 16 dhe 24 vjeç dhe ka zbuluar se pothuajse 75% e atyre që janë anketuar, thjeshtë nuk mund të jetojnë pa internet. Në fakt, katër prej pesë të të anketuarve kanë kërkuar online për këshilla në vend se të bisedojnë me dikë ballë për ballë, për të diskutuar rreth problemit të tyre.

Sipas BBC News, anketa gjithashtu shpalosi se 76% e individëve mendojnë se interneti është një vend i sigurt “përderisa e din se çfarë je duke bërë”. Psikologu nga Universiteti Open, Graham Jonez thekson se shfletuesit e moshave të reja janë në fakt grupi që më së lehti mund të bie pre e sulmeve peshkuese (vjedhëse të të dhënave) dhe ndaj aktiviteteve tjera të dëmshme.

“Unë mendojë se fëmijët, tinejxherët dhe njerëzit nën moshën 20 vjeçare janë rritur me teknologji dhe ata e kuptojnë atë thellësisht” tha ai.

Bazuar në raportin prej BBC, mund të thuhet se kjo grupmoshë është rritur me mendimin se interneti ka kuptim të njëjtë sikurse veturat, frigoriferi apo edhe celulari. Nuk është çudi nëse ata nuk mund të jetojnë pa internet. Megjithatë nuk është vetëm rinia që është akomoduar për të shpenzuar shumicën e kohës duke qëndruar online. Shumë të moshuar gjithashtu janë bërë të varur, e edhe grupi ynë “që e dimë çfarë po bëjmë” është disi në këtë mes.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>