Biznes

Riorganizimi i Microsoft, largohet shefi i Windows-it

Mar 29 2018
0 Shpërndarje
Myerson ka qenë pjesë e Microsoft prej mëse dy dekadash dhe përgjegjësitë e tij janë rritur që nga riorganizimi i 2013-ës. Riorganizimi i Microsoft, largohet shefi i Windows-it

Microsoft tha ditën e Enjte se Terry Myerson, zëvendës presidenti i Windows, do të largohet nga kompania pas një ristrukturimi madhor brenda kompanisë që do të rrisë fokusin e gjigantit të sistemit operativ në shërbimet cloud.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e disa veprimeve të ndërmarra nga lidershipi i kompanisë për të shkrirë inixhinieritë e softuerit dhe harduerit.

Microsoft do të krijojë dy ekipe inxhinierie, ku njëra ka në fokus mënyrën sesi konsumatorët përdorin teknologjinë dhe tjetra sesi bizneset përdorin shërbimet cloud dhe inteligjencën artificiale.

Rajesh Jha do të kontrollojë ekipin i cili ka në fokus eksperiencën e përdoruesit me pajisjet.

Gjithashtu Scott Guthrie do të fitojë më shumë pushtet mbi softuerët e biznesit.

Myerson ka qenë pjesë e Microsoft prej mëse dy dekadash dhe përgjegjësitë e tij janë rritur që nga riorganizimi i 2013-ës.

Ai ka mbikëqyrur operacionet e Surface, Xbox dhe Holo Lens dhe mëpas Windows e Office. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>