Softuer

Riparimet automatike të Microsoft po kryejnë punë

Publikuar , 30 Shtator 2009
0
Riparimet automatike të Microsoft po kryejnë punë

Qysh prej muajit Janar, Microsoft ka shtuar riparimet automatike për një bashkësi të problemeve në kompjuter për të cilat ekziston një zgjidhje e thjeshtë e mundshme. Gjatë gjashtë muajve të fundit, kjo kompani ka shtuar më shumë se 300 “Fix it” të reja për të automatizuar hapat e nevojshëm për të zgjidhur një problem, për të ndryshuar një të dhënë ose edhe për tu mbrojtur ndaj viruseve.

Së fundi, Microsoft ka përdorur këtë qasje për t’i ndihmuar njerëzit të mbrohen ndaj lëshimeve të pa-arnuara.

“Nëse ne i dimë cilët janë ata 15 hapa, pse nuk e skriptojmë këtë gjë” tha Lori Brownell, menaxher gjeneral i Microsoft për kualitet të produkteve dhe përkrahje online, në një intervistë gjatë muajit shkurt.

Gjatë kësaj jave Microsoft ka theksuar se ky mundim po kryen punë, duke paraqitur më shumë se 7 milion përdorues të cilët kanë përdorur riparimet automatike dhe në 95% të rasteve, butoni “Fix it” tërësisht ka zgjidhur problemin.

Microsoft tha se riparimet ofrohen në 23 gjuhë dhe paraqiten në reklamat e kompanisë. Në Facebook edhe në Twitter ju gjithashtu do të gjeni një faqe “Fix it”.

LEXO EDHE:  Airbnb do të hetojë çdo pronë të listuar në platformë pas raportimeve për mashtrime

Lajmet e fundit>