Biznes

Ripple transferon 1 miliardë kriptomonedha XRP njëherazi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Dhjetor 2019
0
Kjo nuk është hera e parë që Ripple ekzekuton transaksione të tilla. Praktika ka rritur shqetësimet rreth komunitetit XRP dhe disa prej anëtarëve që frikësohen se Ripple po e bën më qëllim që të manipulojë çmimin e XRP. Ripple transferon 1 miliardë kriptomonedha XRP njëherazi

Whale Alert, një faqe e cila gjurmon transaksionet në kriptomonedha, vuri re se Ripple kishte transferuar 1 miliardë XRP nga një portofol rezervë më 2 Dhjetor.

Firma e pagesave bazuar në teknologjinë blockchain zhvendosi këtë sasi të madhe monedhash në dy transaksione. 1 miliardë XRP vlejnë afro 220 milionë dollarë.

Më interesante është fakti se kompania zhvendosi të njëjtën sasi monedhash 7 minuta më vonë përsëri në portofolin rezervë kësaj herë në tre transaksione.

Kjo nuk është hera e parë që Ripple ekzekuton transaksione të tilla. Praktika ka rritur shqetësimet rreth komunitetit XRP dhe disa prej anëtarëve që frikësohen se Ripple po e bën më qëllim që të manipulojë çmimin e XRP.

Një peticion u lançua në Change.org ku i kërkohet Ripple të ndalojë këtë praktikë. Komuniteti XRP ka kërcënuar ekzekutivët e kompanisë se nëse nuk i kushtojnë vëmendje këtyre shqetësimeve, do të marrin nën kontroll kriptomonedhën.

Aktualisht XRP këmbehet me 0.219 dollarë ndërsa analistët parashikojnë që mund të godasë zeron në Shkurt të 2020-ës edhe pse është kriptomonedha e tretë më e madhe në botë për nga vlera totale në qarkullim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook u thotë investitorëve se kriptomonedha Libra mund të mos shohë kurrë dritën e diellit

Lajmet e fundit>