Lajmet

Risia që ndërlidh Facebook dhe Instagram po vjen

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Mars 2020
0
Facebook dhe Instagram kanë audienca të ndryshme megjithatë nëse dëshironi të ndani historitë të caktuar me miqtë në të dy platformat, funksioni i ri do tju lejojë. Risia që ndërlidh Facebook dhe Instagram po vjen

Facebook ka filluar të testojë një veçori të re me të cilën mund të postoni historitë nga rrjeti social direkt në Instagram. Rrjeti social publikoi një mjet të tillë që postonte historitë e Instagram në Facebook në 2017-ën.

Megjithatë nuk funksiononte anasjelltas. Risia e fundit u konfirmua nga Facebook për sajtin e teknologjisë TechCrunch dhe rrjeti social tha se është duke testuar formalisht.

Facebook dhe Instagram kanë audienca të ndryshme megjithatë nëse dëshironi të ndani historitë të caktuar me miqtë në të dy platformat, funksioni i ri do tju lejojë.

Rrjeti social gjithashtu tha se është duke eksploruar mundësi të reja për të thjeshtuar apo përmirësuar mënyrën sesi historitë funksionojnë në të dy platformat.

Mbetet për tu parë nëse një histori do të sinkronizohet në mes të platformave të Facebook në mënyrë që përdoruesit të mos e shohin disa herë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kthesa e papritur e Instagram, mesazhet jo vetëm në aplikacionet mobile