Biznes

Ristrukturohet PepsiCo, kompania drejt automatizimit të proceseve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Shkurt 2019
0
Deri më 2023 ky ristrukturim do ti kursejë kompanisë 1 miliardë dollarë në vit. Efikasiteti dhe ristrukturimi ishin dy temat kryesore që u diskutuan me investitorët javën e kaluar. Ristrukturohet PepsiCo, kompania drejt automatizimit të proceseve

PepsiCo filloi 2019-ën largime nga puna ndërsa po vë në zbatim plani katër vjeçar të ristrukturimit që do ti kushtojë qindra miliona dollarë.

Këtë javë punonjësit e PepsiCo në Teksas, Plano dhe Nju Jork u lajmëruan për largimin nga puna sipas një raporti të Business Insider.

Disa prej tyre do të qëndrojnë deri në muajin Prill ndërsa këto largime nga puna janë të rrethuara me mister.

Sipas përllogaritjeve të PepsiCo, largimet nga puna do të jenë një projekt multi-milion dollarësh në 2019-ën.

Në një kërkesë dërguar pranë Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letra me Vlerë, PepsiCo shprehej se 2.5 miliardë dollarë do ti kushtonte kompanisë ristrukturimi që do të vazhdojë deri në 2023. 70% e shpenzimeve ishin rimbursim i punonjësve.

Kompania gjithashtu ka planifikuar të mbyllë disa fabrika. Në Shkurt të 2018-ës kompania bëri publike planet për të reduktuar fuqinë punëtore me 1% të 110,000 punonjësve.

Deri më 2023 ky ristrukturim do ti kursejë kompanisë 1 miliardë dollarë në vit. Efikasiteti dhe ristrukturimi ishin dy temat kryesore që u diskutuan me investitorët javën e kaluar.

CEO i kompanisë tha se objektivi i dytë madhor ishte që kompani të bëhej më profesionale, më agile dhe më pak burokratike. Dy objektivat e para kanë të bëjnë me largimet nga puna sidomos në ato sektorë ku proceset do të automatizohen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reklama prekëse për Super Bowl e Microsoft

Lajmet e fundit>