Lajmet

RIT Kosova (A.U.K), organizon gala mbrëmjen “Mbështet Storien e Ardhshme të Suksesit të Kosovës”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Prill 2019
0
Më shumë se 15 vite me radhë, ky parim ende udhëzon veprimet dhe përpjekjet tona, si dhe aftësia jonë për të tërhequr dhe mbajtur talentin e lartë nga të gjitha sfondet mbetet një forcë dominante e RIT Kosovës (A.U.K). RIT Kosova (A.U.K), organizon gala mbrëmjen “Mbështet Storien e Ardhshme të Suksesit të Kosovës”

RIT Kosova (A.U.K) është institucioni i vetëm privat i arsimit të lartë jo-fitimprurës në Kosovë i cili ligjëron tërësisht në gjuhën angleze. Gjithashtu është i vetmi institucion në Kosovë që diplomën e ka të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht në mbarë botën në sajë të partneritetit me Rochester Institure of Technology (RIT) në Nju Jork, SHBA.

Në RIT Kosova (A.U.K), ne besojmë se nëse studentët kanë vendosmërinë, inteligjencën dhe vullnetin për të arritur sukses, rrethanat e tyre financiare nuk duhet të i pengojnë ata të ndjekin universitetin e zgjedhjes së tyre. Themeluesit e RIT Kosova (A.U.K) kuptuan se dyert tona të Universitetit duhet të jenë të hapura për të gjithë studentët e jashtëzakonshëm, pavarësisht gjendjes se tyre ekonomike.

Më shumë se 15 vite me radhë, ky parim ende udhëzon veprimet dhe përpjekjet tona, si dhe aftësia jonë për të tërhequr dhe mbajtur talentin e lartë nga të gjitha sfondet mbetet një forcë dominante e RIT Kosovës (A.U.K).

Falë mbështetjes nga donatorët dhe miqtë si ju, rreth 57% e të gjithë studentëve të RIT Kosova po marrin ndihmë financiare, duke mbuluar së paku 20% të pagesës së tyre. Vizioni ynë është që të ofrojmë arsim universitar me cilësi të lartë për të gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë ambiciet e tyre dhe të përmbushin potencialin e tyre. Ne kemi përvojën, ekspertizën dhe vullnetin për ta bërë këtë. Tani, na nevojitet mbështetja juaj!

Për të vazhduar mbështetjen e RIT Kosova (AUK) dhe studentëve të saj, Bordi i Drejtorëve i RIT Kosova (AUK), Presidenti dhe komuniteti i RIT Kosova po organizojnë një Gala për mbledhjen e fondeve më 14 Maj dhe ne kemi nderin të ju ftojmë ju dhe familjen tuaj të ” Mbështesim Storien e Suksesshme të Kosovës “!

LEXO EDHE:  Google do të aplikojë një bllokues agresiv reklamash në Chrome

Ngjarja “Mbështet Storien e Ardhshme të Suksesit të Kosovës” do të mundësojë që RIT Kosova (A.U.K) të ofrojë më shumë bursa për studentët e talentuar dhe për ata me vështirësi financiare, nga Kosova dhe jashtë vendit. Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për miqtë dhe anëtarët tanë të RIT Kosova (AUK) që të bashkohen dhe të unifikojnë forcat për të mbështetur studentët tanë në arritjen e tyre akademike dhe profesionale dhe për të qenë dëshmitarë të sukseseve të arritura nga RIT Kosova (AUK).

Data:

Marte, Maj 14, 2019 | 19:00 p.m. – 21:30 p.m.
Vendi:
Dhoma e Konferencave Strauss, Hotel Emerald
Magjistralja: Prishtinë-Shkup
Prishtinë, Kosovë, 10000

Ju lutemi që të na bashkoheni për një Gala mbrëmje speciale dhe koktej si dhe të jeni pjesë e misionit tonë për të Mbështetur Storien e Ardhshme të Suksesit të Kosovës!

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

55.00 EUR – Çmimi i biletave të hershme (deri më 15 Prill 2019)
60.00 EUR – Çmimi i rregullt i biletës (15 prill 2019 – 14 maj 2019)
550.00 EUR – Rezervim për një tryezë të plotë për dhjetë miq/kolegë
50.00 EUR – Kurse 5€ për bileta për anëtarë të Familjes

Nëse keni ndonjë pyetje ose keni nevojë për informacione shtesë, ju lutemi telefononi në +383 (44) 534455 ose dërgoni email tek Barlet Gojani në [email protected] dhe ne do të ju përgjigjemi menjëherë! /Telegrafi

Lajmet e fundit>