Lajmet

Ritmi i adoptimit të iOS 16 më i ngadaltë sesa iOS 14

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2022
Në ditën e lançimit, konkretisht në 24 orët e para iOS 16 ishte shkarkuar nga 6.71% e përdoruesve krahasuar me iOS 15 që ishte shkarkuar nga 6.48% dhe iOS 14 nga 9.22%. Ritmi i adoptimit të iOS 16 më i ngadaltë sesa iOS 14

Një raport i publikuar nga Mixpanel tregon se pavarësisht se sistemi operativ iOS 16 ka vetëm një javë nga debutimi, ende është prapa ritmit të adoptimit të iOS 14.

Të dhënat thonë se iOS 16 është adoptuar në 22.10% vetëm pas 7 ditësh. Kujtojmë se iOS 15 kishte një adoptim 16.87% dhe iOS 14 30.70% pas 7 ditëve nga debutimi.

Në ditën e lançimit, konkretisht në 24 orët e para iOS 16 ishte shkarkuar nga 6.71% e përdoruesve krahasuar me iOS 15 që ishte shkarkuar nga 6.48% dhe iOS 14 nga 9.22%.

Ka disa arsye pse iOS 14 është adoptuar më shpejtë sesa dy versionet e fundit të sistemit operativ. Për shembull iOS 14 ndryshoi ndërfaqen e përdoruesit duke sjellë widgets për herë të parë.

iOS 15 ishte një përditësim pandemie dhe solli funksionalitete të kufizuara në FaceTime, Messages, njoftime dhe Focus Mode.

Ndërkaq iOS 16 ndryshon ndërfaqjen e ekranit të kyçjes. Gjithashtu ky version është i dispoueshëm për një numër më të vogël telefonësh sesa versionet e kaluara që kufizon adoptimin e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian propozon rregulla të reja për të shtuar jetëgjatësinë e telefonëve dhe tabletëve

Tags >

AppleiOS