Biznes

Rivali kryesor i Uber në Evropë tërheq vëmendjen e investitorëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2020
0
CEO i kompanisë u shpreh mjaft optimist duke thënë se në 12-18 muajt e ardhshëm do të rifitojnë tregun e humbur. Rivali kryesor i Uber në Evropë tërheq vëmendjen e investitorëve

Shërbimi taksi Bolt dhe rivali numër 1 i Uber në Evropë lajmëroi ditën e Marte një investim me vlerë prej 100 milionë euro duke e vlerësuar me 1.7 miliardë euro.

Me këtë financim Bolt synon të rifitojë pjesë e tregut që humbi gjatë krizës së Covid-19 e cila mbajti konsumatorët e Bolt dhe kompanive të ngjashme si Uber dhe Lyft të kyçur brenda shtëpive.

CEO i kompanisë u shpreh mjaft optimist duke thënë se në 12-18 muajt e ardhshëm do të rifitojnë tregun e humbur.

Kompania me seli në kryeqytetin Talin të Estonisë përfitoi në Prill një kredi prej 50 milionë eurosh nga qeveria e vendit.

Por Bolt nuk është vetëm një kompani e shërbimit taksi por ofron shërbime qiraje për skuterët dhe shërbime food delivery. Ky i fundit është zgjeruar në 15 vende të ndryshme gjatë këtij viti.

Bolt është themeluar në 2013-ën dhe ka mbi 30 milionë përdorues në 35 vende. Kompania i ka marrë biznesin Uber kryesisht në Evropën Lindore dhe qytetet kryesore Afrikane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple prezanton një laptop surprizë

Tags >

BoltUber