Biznes

Rivaliteti i egër i dy miliarderëve, Musk sulmon Bezos

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Qershor 2020
Musk etiketoi shefi ekzekutiv të Amazon Bezos në një cicërimë në Twitter duke thënë se vendimi i tij ishte i çmendur dhe kishte ardhur koha për të shpërbërë Amazon. Rivaliteti i egër i dy miliarderëve, Musk sulmon Bezos

Elon Musk bëri thirrje për “ndarjen” e Amazon. Sipërmarrësi i kompanisë hapësinore SpaceX doli në mbrojtje të një autori libri i të cilit që kishte të bënte me pandeminë e koronavirusit u refuzua nga Amazon Kindle.

Musk etiketoi shefi ekzekutiv të Amazon Bezos në një cicërimë në Twitter duke thënë se vendimi i tij ishte i çmendur dhe kishte ardhur koha për të shpërbërë Amazon.

Amazon tha se libri është refuzuar gabimisht dhe do të ripublikohej. Autori i librit Alex Berenson mori vëmendjen e Musk pasi publikoi një imazh nga Amazon që i thoshte se libri i tij për pandeminë nuk përputhej me rregulloren e kompanisë.

Ai tha se e kishin censuruar dhe ishte i gjithi u bazuar në informacione shtetërore dhe letra shkencore. Musk ka kritikuar vazhdimisht politikat e qeveritë rreth pandemisë së koronavirusit.

Musk e kishte përshkruar urdhrin për izolimin si fashist dhe kërcënuar të largonte Tesla nga Kalifornia. Musk dhe Bezos janë dy rivalë edhe në industrinë hapësinore. Musk kishte themeluar SpaceX në 2002, dy vite pasi Bezos nisi firmën Blue Origin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Padia e Jeff Bezos ndaj NASA është aq e madhe saqë kompjuterët e agjencisë bllokohen