Lajmet

Robinhood sulmohet nga hakerët, ekspozohen 7 milionë llogari

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2021
Kompania e njohur për shitblerjen e aksioneve dhe tregtimin e kriptomonedhave, tha se kishte vënë nën kontroll sulmin. Robinhood sulmohet nga hakerët, ekspozohen 7 milionë llogari

Robinhood zbuloi se kishte pësuar një sulm sigurie më 3 Nëntor dhe ku janë ekspozuar informacionet e 7 milionë përdoruesve.

Sipas platformës së shërbimeve financiare, hakerët kanë marrë adresat e-mail të 5 milionë përdoruesve dhe emrat e plotë të 2 milionë konsumatorëve.

Për më tepër ata kishin arritur të vidhnin informacione personale për 310 përdorues si emri, datëlindja dhe kodi postar. Në mesin e tyre, 10 llogari janë ekspozuar më në detaje.

Kompania e njohur për shitblerjen e aksioneve dhe tregtimin e kriptomonedhave, tha se kishte vënë nën kontroll sulmin.

Robinhood hodhi poshtë spekulimet se kishte pësuar sulm me ransomware. Hakerët të cilët kishin thyer sistemet e platformës kishin bërë kërcënime të ndryshme se do të publikonin informacionet nëse nuk u dërgohej një shumë parash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple lançon iOS dhe iPadOS 15.4