Lajmet

Roblox kthehet online pas 3 ditësh ndërprerje

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Nëntor 2021
Një promocion apo një hakim ishin ca prej Spekulimeve për shkakun e ndërprerjes por që kompania i hodhi poshtë. Roblox kthehet online pas 3 ditësh ndërprerje Photo Source: SHUTTERSTOCK

Pas një ndërprerjeje që nisi ditën e Enjte, Roblox është rikthyer më në fund online mbrëmjen e së Dielës. Kompania tha në një cicërimë në Twitter se gradualisht po sillte shërbimin online.

Kompania tha se ndërprerja erdhi si rezultat i shtimit të numrit të serverëve në datacenter dhe jo për shkak të një trafiku apo problemi tjetër.

Sipas Roblox asnjë informacion i lojtarëve nuk është humbur dhe tani çdo gjë i është rikthyer normalitetit.

Një promocion apo një hakim ishin ca prej Spekulimeve për shkakun e ndërprerjes por që kompania i hodhi poshtë.

Ishte një ndërprerje e gjatë për një lojë aq popullore e cila numëron 40 milionë lojtarë ditorë. 50% e lojtarëve janë nën moshën 13 vjeç. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriptomonedha Squid Game një mashtrim i madh 3.3 milionë dollarësh

Tags >

Roblox