Harduer

Robotët me lojërat e tyre Olimpike

Publikuar , 26 Gusht 2012
0
Robotët me lojërat e tyre Olimpike

Vërtet Londra ishte mikpritësja e Lojërave Paraolimpike dhe Olimpike, por në qytetin Bristol u mbajt Olimpiada për Robotë.

26 ekipe nga mbarë bota po konkurrojnë aktualisht në FIRA Robo World Cup, në disiplina të ndryshme përfshirë futboll, basketboll dhe peshëngritje.

Kjo është hera e parë që kjo ngjarje mbahet në Britaninë e Madhe dhe organizatorët thanë se ka një numër rekord të pjesëmarrësve.

Robotët po ashtu thyen disa rekorde botërore gjatë garave. Roboti që duket si Usain Bolt ka ardhur nga Singapori.

“Rekordi në vrapim ishte 42 sekonda por roboti nga Singapori e theu këtë rekord me 31 sekonda”, tha organizatori Guido Herrmann.

Ndryshe nga njerëzit, robotët nuk vrapojnë 100 metra, por ata vrapojnë tre metra para dhe tri mbrapa.

Fokusi kryesor i garës është futbolli, mirëpo konkurrenca në disiplinat tjera ishte po ashtu e fortë. Rekordi i peshëngritjes është ai që pritet të rrëzohet ndër të tjera.

“Rekordi i tanishëm është të ngrihen 89 DVD, që është paksa shumë për një robot të vogël. Por në stërvitje disa robotë kanë ngritur 100 DVD”, tha Herrmann.

Shumica e robotëve konkurrojnë në sporte të ndryshme.

Këta robotë, të cilët është kënaqësi t’i shohësh, duhet të respektojnë një rregull të rëndësishëm: ata duhet të jenë autonomë, pra pasi fillon gara, njerëzit nuk duhet t’i manipulojnë (apo t’i prekin). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pse është kaq e vështirë të prodhosh një telefon me ekran që paloset?

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>