Lajmet

Roboti i ndërmarrjes franceze: Edhe autorët e sulmeve keqdashëse kanë të drejta

Publikuar , 16 Shtator 2012
0
Roboti i ndërmarrjes franceze: Edhe autorët e sulmeve keqdashëse kanë të drejta

Një uebfaqe që merret me hulumtim të sulmeve keqdashëse ishte nominuar gjatë javës së kaluar nga një robot automatik që akuzoi atë për thyerje të ligjit për të drejtat e autorit.

MediaFire ishte përdorur nga Mila Parkour për të mbajtur dhjetëra shkarkime për blogun e saj Contagio, tërhoqi shtojcën në llogarinë e saj sepse ajo përmbante tre skedarë që ishin raportuar për shkelje e të drejtave të autorit.

Shkeljet e dyshuara ishin raportuar nga një robot softuerik që përdor algoritmin për të kërkuar për punët e mbrojtura nga të drejtat e autorit dhe të kërkojë largimin e tyre nën Aktin kontrovers të të Drejtave të Autorit të Mileniumit Digjital (DMCA).

Besohet që veprimi ishte shkaktuar nga postimet në blog për një arnim sigurie të Microsoftit dhe “një ngarkesë keqdashëse e vjetër PDF” që ishte lidhur me sulme mashtruese me email dy vite më parë.

Mediafire iu përgjigj këtyre kërkesave për rrëzim nga një robot i drejtuar nga ndërmarrja që merret me respektimin e të drejtave të autorit LeakID dhe është e paqartë se për këtë po funksiononte LeakID.

Është sugjeruar që, përderisa veprimi ishte një gabim, LeakID është duke i përkrahur autorët e sulmeve keqdashëse. LeakID po ashtu dështoi së identifikuari punën shkelëse, një kërkesë nën rregullat DMCA. (PC World Albanian

LEXO EDHE:  Rrjeti Evropian satelitor i navigimit rikthehet në punë pas 6 ditësh ndërprerje

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>