Blog

Roboti i thyen gishtin fëmijës 7-vjeç duke luajtur shah

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Korrik 2022
“Roboti theu gishtin e fëmijës,” tha Presidenti i Federatës Ruse të Shahut Sergey Lazarev për agjencinë e lajmeve Tass. Roboti i thyen gishtin fëmijës 7-vjeç duke luajtur shah

Një robot theu gishtin e një 7-vjeçari gjatë një ndeshjeje shahu në Moskë javën e kaluar raportuan mediat Ruse.

“Roboti theu gishtin e fëmijës,” tha Presidenti i Federatës Ruse të Shahut Sergey Lazarev për agjencinë e lajmeve Tass.

Një video e postuar në median sociale tregon robotin e cili merr një prej gurëve të shahu të djaloshit ndërsa pasi ky i fundit bën lëvizjen e tij, roboti i kapin gishtin.

Katër të rritur nxituan të ndihmojnë djaloshin i cili më pas u çlirua nga roboti. Lazarev tha se makineria kishte luajtur ndeshjet e kaluara pa asnjë lloj incidenti.

Ndërkaq djaloshi arriti të përfundonte ditët e fundit të turneut në allçi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Motori i kërkimit anti-Google, Brave Search premton parajsën e privatësisë

Tags >

Robotet