Harduer

ROG Rapture GT-AXE16000 është routeri i parë gaming quad-band Wi-Fi 6E

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Janar 2022
Teorikisht katër bandat e kombinuara duhet të ofrojnë 16Gbps shpejtësi. ROG Rapture GT-AXE16000 është routeri i parë gaming quad-band Wi-Fi 6E

Routeri më i fundit i ASUS është ROG Rapture GT-AXE16000 dhe sipas kompanisë është routeri i parë gaming në botë quad-band dhe Wi-Fi 6E.

Por përtej deklaratave të kompanive, nuk përfaqëson routerin e parë sepse Netgear lançoi Tetorin e kaluar një router Wi-Fi 6E quad-band. Gjithësesi është i pari që shkon për lojtarët.

Routerët quad-band, siç edhe emri i tyre sugjeron, kanë katër banda wireless. Konkretisht modeli i Asus ka një bandë 2.4Ghz, dy banda 5Ghz dhe një bandë 6Ghz. Tre bandat më të larta ofrojnë një kapacitet maksimal prej 4,804Mbps secila ndërsa vetëm banda 2.4Ghz ofron 1,148Mbps.

Teorikisht katër bandat e kombinuara duhet të ofrojnë 16Gbps shpejtësi.

Megjithatë përdoruesit mund të përdorin edhe LAN me dy porta 10Gbps dhe katër porta 1Gbps.

Duke qenë sesa të rrallë janë routerët quad-band 6E, Asus ROG Rapture GT-AXE16000 do të kushtojë 649 dollarë kur të dalë në shitje në fund të tre mujorit të parë të 2022. Ende mbetet më pak i kushtueshëm se sistemi mesh i Netgear Orbi prej 1,500 dollarësh. /PCWorld Albanian

 

LEXO EDHE:  Galaxy S22 debuton më 8 Shkurt