Analiza

Routerët Wi-Fi me mbulimin më të mirë për shtëpinë tuaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Gusht 2019
0
Ndërsa interferencat luajnë rolin e tyre, performanca e dobët e wireless është zakonisht si rezultat i routerit që keni. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse përdorni një router bazik që ju ka dhënë ISP. Routerët Wi-Fi me mbulimin më të mirë për shtëpinë tuaj

Rrjeti wireless në shtëpinë apo punën tuaj është problematik? Nëse dëshironi që të keni mbulim me wireless në çdo cep të dhomës apo zyrës atëherë keni nevojë për një router wireless të ri.

Ndërsa interferencat luajnë rolin e tyre, performanca e dobët e wireless është zakonisht si rezultat i routerit që keni. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse përdorni një router bazik që ju ka dhënë ISP.

Përdorimi i një routeri me rang të gjerë mund të zgjidhë të gjitha problemet tuaja Wi-Fi. Këta janë routerët wireless më të mirë për të përmirësuar rrjetin tuaj në shtëpi.

  1. Linksys AC2000 Tri-Band Wi-Fi Router

Linksys AC200 është një router wireless që premton mbulim deri në 185 metra katrorë. Routeri mund të mbajë plot 20 lidhje njëherazi wireless falë teknologjisë MU-MIMO që ruan shpejtësinë stabile në rrjet.

Me një bandë 2.4Ghz për pajisjet e vjetra dhe dy banda 5Ghz, routeri ofron shpejtësi deri në 2.2Gbps.

  1. Netgear Nighthawk AX3000

Ka një dizajn të lëmuar dhe unik siç kanë shumë routerë të kësaj liste. Ka një procesor me dy bërthama për të ofruar katër kanale transmetimi të dhënash njëherazi. Kjo do të thotë se mund t lidhni deri në 16 pajisje wireless pa probleme të performancës.

Netgear nuk specifikon mbulimin por është afër 180 metra katrorëve. Është i përshtatshëm për rrjetet Wi-Fi 6 që do të thotë shpejtësi deri në 1Gbps.

  1. TP-Link AC5400 Tri-Band

Është padyshim një router gaming me një dizajn që konfirmon pikën e tij më të fortë. Plot 8 antena ofrojnë një mbulim wireless të jashtëzakonshëm ndërsa TP-Link nuk jep detaje specifike por thotë se mjafton për zyra të mesme dhe kafene publike.

LEXO EDHE:  6 metoda për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi

AC5400 ka katër kanale transmetime të ndara wireless me teknologjinë MU-MIMO dhe kjo është e mundur falë një procesor 1.4Ghz me dy bërthama. Duke qenë se është Tri-Band routeri ka një bandë 2.4Ghz standarde dhe dy 5Ghz per performancë të lartë si gaming apo video 4K.

  1. Netgear Orbi Mesh Wi-Fi System

Sistemet Mesh Wi-Fi janë ndryshe nga routeri juaj mesatar wireless. Netgear Orbi është një prej produkteve më të vlerësuara në llojin e tij. Router Mesh janë ndërtuar me dy gjëra në mendje: mbulim Wi-Fi dhe përdorshmëri.

Sistemi Orbi vjen me një router dhe një satelit për mbulim të plotë të 300 metra katrorëve sipërfaqe. Sistemi mund të konfigurohet me një aplikacion në telefon që do të thotë akses të thjeshtë në kontroll prindëror.

Edhe ky router mesh ka tre banda, një 2.4Ghz dhe dy 5Ghz.

  1. Netgear Wi-Fi Rage Extender EX3700

 

Mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë për të zgjeruar mbulimin me wireless është duke blerë një zgjerues valësh. Netgear EX3700 është një opsion buxhetor që mbulon afro 100 metra katrorë shtesë.

Dizajni kompakt dhe instalimit në një prizë muri e bën joshës sepse ofron shpejtësi në dy banda dhe deri në 750Mbps. Funksionon me çdo router jo vetëm Netgear dhe mund të përballojë deri në 15 pajisje njëherazi edhe pse nuk duhet të prisni performancën e një routeri të dedikuar.

  1. Netgear Mesh Range Extender EX8000

Ky zgjerues valësh është nën linjën e pajisjeve të lartpërmendura dhe është zgjerues i valëve më i fuqishëm. Me tre banda, një 2.4Ghz dhe dy 5Ghz, EX8000 është i përshtatshëm me çdo lloj routeri wireless.

LEXO EDHE:  Asus RT-AX99U një router Wi-Fi 6 me kapacitet 6Gbps

Me këtë zgjerues mund të mbuloni deri në 240 metra katrorë për 50 pajisje njëherazi. Shpejtësi deri në 3,000Mbps janë të mundur me këtë zgjerues valësh.

  1. TP-Link AV2000

Një tjetër opsion për të përmirësuar rrjetin tuaj është duke eliminuar valët wireless dhe përdorur internetin powerline. TP-Link AV2000 ofron dy porta gigabit dhe transmeton internetin nëpër linjat elektrike të shtëpisë.

Sistemi është thjeshtë për tu përdorur sepse mjafton të vini në prizë muri pajisjet. Rrjeti gjithashtu është i enkriptuar 128-bit AES. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>