Harduer

Routeri i Linksys, nëse kërkoni Wi-Fi 6 pa shpenzuar shumë

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Qershor 2020
0
Shpejtësia prej 1,800Mbps mund të mbulojë deri në 160 metra katrorë dhe ushqyer përmbajtjet 4K apo përditësimet e lojërave si Fortnite. Routeri i Linksys, nëse kërkoni Wi-Fi 6 pa shpenzuar shumë

Routerët mesh Wi-Fi 6 ende janë të kushtueshëm dhe nganjëherë duken si luks për shumë prej nesh. Megjithatë Linksys synon ta ndryshojë këtë.

Kompania prezantoi modelin Max-Stream AX1800 Wi-Fi 6 Router MR7350 i cili premton mbulim të qëndrueshëm dhe të shpejtë Wi-Fi për shtëpi me një çmim prej 150 dollarësh.

Shpejtësia prej 1,800Mbps mund të mbulojë deri në 160 metra katrorë dhe ushqyer përmbajtjet 4K apo përditësimet e lojërave si Fortnite.

MR7350 ka katër porta ethernet gigabitëshe, një portë USB-A dhe një konfigurim të thjeshtë përmes aplikacionit. Shitjet e routerit kanë filluar në SHBA.

Me dy banda mund të ofrojë shpejtësi maksimale 574Mbps në rrjetin 2.4Ghz dhe 1,201Mbps në rrjetin 5Ghz. MR735- ka një portë WAN gigabitëshe.

Përmes këtij routeri Linksys ka vënë në shënjestër konsumatorët të cilët kanë blerë një smartfon apo pajisje tjetër Wi-Fi 6 për të marrë maksimumin e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tjetër kompani vihet pas blerjes së TikTok

Tags >

linksys