Lajmet

Roveri i NASA dërguar në Mars ka të njëjtin procesor që kishte një iMac 23 vite më parë

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Mars 2021
Raportuar nga NewScientist, roveri ka një procesor PowerPC 750, i njëjti çip i përdorur në iMac G3 në 1998. Roveri i NASA dërguar në Mars ka të njëjtin procesor që kishte një iMac 23 vite më parë

Roveri Perseverance i cili së fundi bëri uljen historike në planetin Mars, ka të njëjtin procesor të përdorin në një iMac 23 vite më parë.

Raportuar nga NewScientist, roveri ka një procesor PowerPC 750, i njëjti çip i përdorur në iMac G3 në 1998.

Edhe pse çipi është i njëjti ka një diferencë mes versioni dërguar për kompjuterët konsumatorë dhe atij që eksploron hapësirën. Procesori i roverit është ndërtuar për të funksionuar në temperatura mes -55 gradë deri në 125 gradë celsius dhe kushton plot 200 mijë dollarë.

Procesori PowerPC 750 ishte përpara në kohën që debutoi me një bërthamë të vetme 233Mhz dhe 6 milionë tranzistor. Bazohej në arkitekturën 32-bit dhe sa për ta vënë në perspektivë sot një çip i vetëm ka 16 miliardë tranzistorë.

Apple përdori çipet PowerPC në kompjuterët Mac derisa kaloi në procesorët Intel në 2005. Aktualisht kompania po kalon nëpër një ndryshim të ngjashëm duke u larguar prej procesorëve Intel dhe ndërtuar vetë procesorët Apple për kompjuterët Mac. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome 87 është një prej versioneve më të rëndësishme ndër vite