Analiza

Roxio Creator 2010 kryen çdo funksion që ka të bëjë me diskun

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Roxio Creator 2010 kryen çdo funksion që ka të bëjë me diskun

Kur fuqizohet me shtesën e shitur veçantë për Blu-ray (20$) është suita më e plotë për djegien e disqeve që mund të gjeni. Mbulon të gjitha aspektet e krijimit të regjistrimit dhe përpunimit Audio/Video, përpunimit të diskut dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me të. Ndryshimi më i dukshëm: paneli fillestar ka një opsion të ri, që është Learning Center, ku ndodhen disa video instruktive mbi funksionet më të ndërlikuara që mund të kryhen me Creator. Për të tjerat, pamja dhe eksperienca e punës janë pak a shumë si në Creator 2009.
Një avantazh i madh është tipari i ri smart-encodin, i cili rikodon vetëm pjesën e videos që keni përpunuar dhe ndryshuar. Kjo e bën enkodimin shumë më të shpejtë dhe ndihmon të ruani cilësinë e videos.
Të gjitha versionet e Creator 2010 mund të ruajnë audio dhe video nga interneti, të transferojnë videon AVCHD në DVD dhe Blu-Ray, të performojnë përpunim BD-RE mbi disk dhe mbështesin përshpejtimin e konvertimit të ofruar nga CUDA e Nvidia-s dhe ATI Stream. Me 130$, Creator 2010 Pro përfshin shtesat për blu-ray dhe gjithashtu programe të paketuara si LightZone, i cili korrigjon problemet me ndriçimin në imazhet.
Nëse keni versionin e parafundit të Creator, çmimi prej 60$ për një upgrade mund të jetë shumë i lartë. Kalimi nga një version akoma më i vjetër kushton 70$. Dhe nëse doni të luani disqe Blu-ray, shtoni edhe 30$ të tjerë për Roxio CinePlayer BD. Suita kushton ndjeshëm më tepër se po aq e volitshmja Nero 9 (70$ pa luajtje Blu-ray); madje dhe DVD Suite 7 Ultra e Cyberlink me luajtje Blu-Ray (130$) është konkurruese, megjithëse shtesat e përfshira në Roxio Creator 2010 Pro e bëjnë atë disi më ekonomik në total.
Shumë programe falas mund të bëjnë djegien e disqeve si dhe të kryejnë funksione përpunuese për audio/video, prandaj shpenzojini paratë tuaja me kujdes në programe të cilat e bëjnë më të thjeshtë përpunimin e videove, shkrimin e disqeve dhe luajtjen e disqeve Blu-ray. Roxio 2010 shkëlqen në këto fusha, por të njëjtën gjë bëjnë dhe një mori konkurrentësh të tjerë më pak të kushtueshëm.

LEXO EDHE:  iPhone-ët e rinj do të kushtojnë deri në 33% më shtrenjtë në Evropë krahasuar me SHBA

Lajmet e fundit>