Ja se si

Rregullime të zgjuara për problemet me printimin, e-mail dhe audion

Publikuar , 29 Dhjetor 2008
0
Rregullime të zgjuara për problemet me printimin, e-mail dhe audion

Asgjë nuk është më i shtrenjtë se zëvendësimi i ngjyrës së printerëve inkjet. Në artikullin e këtij muaji do të flas rreth disa këshillave dhe veglave që përdor për të kursyer bojë dhe letër. Do t’ju tregoj si të pastroni regjistrin e kompjuterit nga gjëra të lëna pas kot, si dhe disa hile se si të rregulloni edhe një mangësi irrituese në Outlook. Gjithashtu edhe dy mënyra të lehta dhe të shpejta për të kontrolluar volumin e kompjuterit.

 

 

Shmangni printimin e plotë të uebfaqeve

Problemi: Përdor shumë ngjyra inkjet në printer. Çmimet e tyre po më dërrmojnë fare, veçanërisht kur kam për të printuar uebfaqe të plota me fotografi dhe reklama të mëdha për të marrë disa rreshta të një teksti të rëndësishëm.

Zgjidhja: Në uebfaqe mund të përdorni opsionet e integruara të printimit në shfletues. Së pari zgjidhni dhe markoni tekstin që doni të printoni, pastaj zgjidhni File•Print dhe klikoni Selection në sektorin Print Range të kutisë dialoguese Print. Fatkeqësisht, në shumë raste printoni plot gjëra që nuk ju duhen. Kështu që përdorni këtë truk në kombinim me GreenPrint Home (find.pcworld.com/61666), një vegël printimi, që në mënyrë automatike shmang elementët e panevojshëm, si për shembull: vetëm kokën dhe fundin e faqes me vetëm pak tekst ose faqet e zbrazëta. Kjo vegël është falas dhe mund ta përdorni kur printoni nga cilido aplikacion. Më interesant është HP Smart Web Printing Software (find.pcworld.com/61667), një aplikacion falas që mundëson printimin e vetëm një pjese të caktuar të tekstit dhe grafikëve nga uebfaqet, ruajtjen në një dokument që pastaj t’i printosh si faqe të përshtatura. Përdorimi i saj merr më shumë kohë, por rezultati përfundimtar është një dokument pothuajse i përsosur. Përfundimisht mund të përdorni një bllokues reklamash për të larguar reklamat e mëdha që harxhojnë shumë ngjyrë në printim. E preferuara ime është As Muncher (find.pcworld.com/61668); Me këtë softuer do të kurseni 30$ kosto, vetëm te ngjyrat.

LEXO EDHE:  Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

Pastroni CLSID

Problemi: Pastruesi im i regjistrit të kompjuterit gjen një grumbull të CLSID-së. Çfarë janë këto dhe a ka ndonjë problem po t’i fshij?

Zgjidhja: Class ID (të njohura si CLSID) mbajnë në vete informacione rreth pjesëve të caktuara të programeve, do të thotë objekteve COM dhe komponentëve ActiveX. Nëse pastruesi i regjistrit i referohet atyre si CLSID të dëmtuara apo të gabuara, është e sigurt që duhet t’i zhdukni. Programet me rutinë problematike të çinstalimit lënë pas këto CLSID. (Përdorni Revo Uninstaller, të cilin mund ta shkarkoni nga find.pcworld.com/60617,për të larguar aplikacionet. Ky aplikacion pastron regjistrin nga mbetjet e programeve të çinstaluara. Por këtu gjendet edhe pengesa. Një pastrues regjistri shtesë mund të përfshijë një pastrues të CLSID-së, pa e etiketuar si të “prishur” apo “gabim”. Unë nuk do t’i kisha prekur ato.

Ikona e Outlook bllokohet në lëvizje të pafundme

Problemi: Sa herë që lançoj Microsoft Outlook nga ikona në desktop, në shiritin Quick Launch shtohet një shkurtesë. E fshij atë ikonë dhe Outlook e kthen përsëri mbrapa! Kjo po më çmend!

Zgjidhja: Nëse jeni në një rrugë pa krye e fund, fshi dhe rifshi shkurtesën e njëjtë, përdorni këtë truk. Klikoni me tastin e djathtë ikonën e Outlook, zgjidhni Properties dhe shkruani “C:\Program Files\Microsoft Offi ce\Office11\Outlook.exe” /recycle në fushën Target (sigurohuni të vendosni thonjëzat dhe të përdorni Office12 në vend të Office11 nëse keni Outlook 2007). Shtesa “/recycle” i tregon Outlook se një ikonë tashmë gjendet në shiritin Quick Launch; gjithashtu e shtyn të përdorë dritaren ekzistuese të Outlook nëse është ndonjë hapur.

Lajmet e fundit>