Biznes

Rregullorja e re e AKEP, ndryshojnë kontratat me operatorët celularë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Tetor 2019
0
Njëkohësisht dokumenti synon përmbledhjen dhe përditësimin e akteve rregullatore të AKEP për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve, të cituara më sipër, në një dokument të vetëm, dhe ky konsolidim pritet të sjellë lehtësi edhe për sipërmarrësit. Rregullorja e re e AKEP, ndryshojnë kontratat me operatorët celularë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka marrë një nismë të re në mbrojtje të konsumatorëve, që synon saktësimin e kontratave mes përdoruesve të shërbimeve celulare dhe operatorëve q e ofrojnë këtë shërbim.

Ligji Nr.9918/2008,”Për komunikimet elektronike” përmban përcaktime për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të komunikimeve elektronike si dhe detyrime për sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshëm për publikun në lidhje me transparencën dhe publikimin e informacionit, kontratat e pajtimtarëve, regjistrimin e pajtimtarëve, mbrojtjen e të dhënave personale, cilësinë e shërbimeve, faturimin etj.

Bazuar në problematikat e evidentuara në marrëdhëniet midis konsumatorëve/përdoruesve, ndryshimet në kuadrin rregullator të BE-së, përditësimin e kuadrit rregullator me legjislacionin procedurial kombëtar, si dhe me qëllim konsolidimin e rregulloreve dhe akteve të tjera rregullatore për mbrojtjen e përdoruesit, AKEP ka përgatitur dokumentin për këshillim publik “Rregullore për mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.

Në kontratat e reja që do të nënshkruhen nga përdoruesit e shërbimeve celulare do të ketë saktësime për kohëzgjatjen, rinovimin dhe përfundimin e kontratave; rregulla për kontratat në largësi; saktësimin e të dhënave të pajtimtarëve dhe krijimin e bazës së të dhënave për Numëratorin Telefonik; rregulla për të garantuar cilësinë e shërbimit të aksesit në Internet; rregulla të qarta për aksesin në shërbimet e emergjencës dhe përcjelljen e informacionit të vendndodhjes së pajtimtarit për këto thirrje përfshirë thirrjet drejt numrit unik të emergjencave 112; detyrime specifike për shërbimet me parapagim, përfshirë afatin e vlefshmërisë së rimbushjeve; rregulla për sistemin e faturimit dhe saktësinë e tij; rregulla më të qarta për trajtimin e ankesave nga operatorët dhe mbatjen e rekordeve të tyre; rregulla për krijimin e bazës së të dhënave për regjistrin “Do Not Call Me”, për thirrjet e pakërkuara nga kompanitë “direct marketing”.

LEXO EDHE:  AKEP merr pjesë në takimin Konferencën ndërkombëtare “Digjitalizimi – rruga më e sigurt drejt zhvillimit”

Dokumenti i përgatitur synon të krijojë/sigurojë një mbrojte më të mirë të konsumatorit dhe përdoruesve të tjerë fundorë të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike nëpërmjet rregullave më të qarta për të drejtat e përdoruesve në marrëdhëniet me operatorët

Njëkohësisht dokumenti synon përmbledhjen dhe përditësimin e akteve rregullatore të AKEP për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve, të cituara më sipër, në një dokument të vetëm, dhe ky konsolidim pritet të sjellë lehtësi edhe për sipërmarrësit.

Në hartimin e rregullores janë marrë në konsideratë kuadri rregullator për mbrojtjen e përdoreusve në vende të BE-së, Direktivës TSM 2015 të BE dhe disa prej parashikimeve të Kodit të Komunikimeve Elektronike (EU) 2018 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit për aq sa janë të zbatueshme për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve.

Në këtë mënyrë AKEP kompleton bazën rregullatore për mbrojtjen e të drejtave të pajtimtarëve të rrjeteve celulare në përputhje me standartet e vendeve të Bashkimit Evropian duke i sanksionuar në kontratë detyrimet e operatorëve dhe mbrojtjen e konsumatorëve. /Monitor

Lajmet e fundit>