Lajmet

Rrëzimi i GoDaddy ishte për shkak të ruterit dhe jo hakerit

Publikuar , 12 Shtator 2012
0
Rrëzimi i GoDaddy ishte për shkak të ruterit dhe jo hakerit

Ndërprerja e funksionimit të regjistruesit të popullarizuar të internetit GoDaddy.com që i vendosi në offline mijëra uebfaqe për disa orë gjatë ditës së hënë rezultoi të ishte si rezultat i ngjarjeve të brendshme të rrjetit dhe jo një haker keqdashës.

Kështu është shprehur ndërmarrja gjatë ditës së martë. Incidenti, që zgjati nga pak pas orës 10 a.m. PDF deri në 4 p.m. PDT, ishte për shkak të një prishjeje të tabelave të ruterit të rrjetit, tha CEO i përkohshëm Scott Wagner.

“Ne kemi përcaktuar që ndërprerja e shërbimit ishte për shkak të një serie të ngjarjeve të brendshme të rrjetit që prishi tabelat e ruterëve me të dhëna,”- tha Wagner në një deklaratë të ndërmarrjes. 

“Sapo ishin identifikuar problemet, ne ndërmorëm hapat e duhur për të rikthyer shërbimet për konsumatorët tanë dhe GoDaddy.com. Ne kemi futur masa për të parandaluar që të ndodhë kjo sërish.”

“Ne e marrim biznesin tonë dhe bizneset e konsumatorëve tanë shumë seriozisht. Ne iu kërkojmë falje konsumatorëve tanë për këto që ndodhi dhe i falenderojmë për durimin e tyre,” shtoi Wagner.

Një përdorues anonim në Twitter, që e quante veten si “Anonymous Own3r” kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit, duke shpjeguar në anglisht arsyen për sulm. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Fluturon për herë të parë aeroplani më i madh në botë

Tags >

GoDaddy
Lajmet e fundit>