Harduer

Rrëzohen pretendimet se Apple dhe Amazon janë hakuar nga Kina

Publikuar , 11 Dhjetor 2018
0
Raporti i Bloomberg ishte një bombë e vërtetë ndërsa Apple dhe Amazon menjëherë mohuan raportin. Rrëzohen pretendimet se Apple dhe Amazon janë hakuar nga Kina

Prodhuesi i harduerit Super Micro Computer u tha konsumatorëve ditën e Marte se pas një hetimi nga një firmë e jashtme, nuk është gjetur asnjë provë që harduerët e saj kanë të injektuar çipe përgjimi.

Super Micro u bë i njohur kur Bloomberg publikoi një raport i cili thoshte se Apple dhe Amazon janë përgjuar nga autoritetet Kineze të cilët kanë injektuar çipe përgjimi tek harduerët e përdorura tek qendrat e të dhënave.

Raporti i Bloomberg ishte një bombë e vërtetë ndërsa Apple dhe Amazon menjëherë mohuan raportin.

Sipas Reuters hetimi është realizuar nga Nardello & Co.

Ky i fundit testoi dy modele bordesh një që ishte aktualisht në prodhim dhe një i shitur tek Apple dhe Amazon.

Gjithashtu janë ekzaminuar softueri dhe dizajni për të kërkuar qasje dhe sinjale të paautorizuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Japonia prodhon medaljet e Lojërave Olimpike nga 80 mijë ton pajisje elektronike të ricikluara

Lajmet e fundit>