Analiza

Rrini të sigurt ndërkohë që ndiqni aventurën

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
Rrini të sigurt ndërkohë që ndiqni aventurën

Një program pa pagesë GPS ju lejon të planifikoni udhëtimet tuaja në PC, duke ju lejuar të fokusoheni te drejtimet dhe peizazhi gjatë udhëtimit. Në fund, në demon e hatashme të një loje mund të hidhni një arsenal të tërë bimësh për t’u mbrojtur nga disa zombi pushtues.

Safehouse Explorer
Gjëja fantastike e konektivitetit të sotëm pothuajse universal është se sa thjesht mund të ndani informacione dhe fotografi me të gjithë familjarët tuaj, kolegët e punës dhe miqtë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur mbani shumë materiale në memoriet tuaja USB, DVD-të, laptopët dhe media të tjera portative.
SafeHouse Explorer mund t’i sigurojë të dhënat në të gjitha llojet e mediave, duke i ruajtur ato nga shikime të padëshiruara.
SafeHouse instalon Explorer-in e tij në çdo disk apo burim të dhënash që ju dëshironi. SafeHouse Explorer përdor strukturën familjare në formë peme të Windows Explorer dhe funksionit drag-and-drop; ndryshimi është se skedarët (apo volumet) që krijoni në Safehouse Explorer janë të ruajtur nga një fjalëkalim dhe përdorin kriptim 256 bit Twofish. (Për kriptim më të fortë 448 bit, duhet të blini versionin profesional për $60.) find.pcworld.com/62949

EasyGPS
Ah, planifikimi i udhëtimeve! Nëse do të donit të vendosnit itinerarin tuaj (përfshirë pikat e interesit, objektet në terren dhe destinacionet) në PC-në tuaj në vend që të përlesheni me touchscreen-in e pajisjes suaj GPS, shqyrtoni EasyGPS – një program i këndshëm pa pagesë. Punon me shumë modele marrësish GPS, si Eagle,Garmin, Lowrance dhe Magella; fatkeqësisht nuk punon me pajisje TomTom dhe as me pajisjet GPS të integruara në shumë telefona celularë të përhapur.
EasyGPS punonte mrekullisht me pajisjen e veçantë GPS Garmin Nuvi 200, që unë përdora për testim; arrita të shkruaja me sukses emrin e pajisjes në program dhe më pas thjesht e lidha atë në një port USB. Marshuesit dhe dashamirësit e aktiviteteve të tjera në këmbë do të dashurohen me mënyrën e planifikimit të udhëtimeve të EasyGPS, por është gjithashtu i dobishëm (dhe pa pagesë) për ata që lëvizin me makinë nga vendi në vend.

LEXO EDHE:  AKEP: Emigrantët paguajnë 27 herë më shumë për të folur me Shqipërinë sesa tarifat lokale

Plants vs. Zombies
Të vdekurit e ngjallur po vijnë për ju – mënyrë të shprehuri. Në Plants vs. Zombies ju mbroni lagjen tuaj suburbane (dhe trurin tuaj të shijshëm për zombit) duke mbjellë gjuajtës bizelesh, mina patatesh, tymues me kërpudha dhe shumë më tepër. Një vijë e ndërmjetme midis Resident Evil and Alice Greenfingers, kjo lojë posaçërisht qesharake kombinon hortikulturën me kulturën pop – dhe ju jep një dozë të shëndoshë humori me aksionin tuaj kundër ushtrisë me zombi.
Plants vs Zombies ju bën të filloni me një copë të vogël kopshti, të cilën duhet ta pajisni me gjuajtës bizelesh. Ndërkohë që zombit përparojnë në gjelbërimin luftarak, ato rrëzohen në mënyrë mallëngjyese. Nëse njëri prej tyre kapërcen mbrojtjen, një korrëse bari do ta rrëzojë dhe atë, por edhe në periferi, rezerva e korrëseve është e kufizuar. E, nëse zombit arrijnë ndonjëherë derën tuaj, atëherë do të ktheheni në një vetëshërbim trush.

Lajmet e fundit>