Kur bëhet fjalë për rripa fitnesi, konsumatorët janë të zhytur në opsione zgjedhjeje. Mes Fitbit, Garmin dhe Amazon, ka mjaftueshëm opsione edhe për konsumatorin më selektiv.
Megjithatë opsionet e shumta, e bëjnë të vështirë zgjedhjen për konsumatorin dhe diferencimin e produktit për prodhuesin.
Galaxy Fit i Samsung është shembull i asaj që thamë më lartë. Bën çdo gjë që duhet, por jo që të dallohet nga të tjerët aq sa tu joshë që ta blini.
I prezantuar në IFA në Berlin, tipari dallues është jetëgjatësia e baterisë. Samsung thotë se në kushte normale bateria e tij jeton për 15 ditë me një karikim të vetëm. Me një konfigurim specifik, dhe kjo sasi shkon në 21 ditë.
Nga gjenerata e parë maksimumi që mund të merrni është 7 ditë. Galaxy Fit 2 mund të gjurmojë hapat, ritmin e zemrës, gjumin e madje tu japë një vlerësim të jetës suaj sesa e shëndetshëm është ajo.
Samsung thotë se mund ta përshtatni me 70 fytyra të ndryshme. Kompania nuk tregoi çmimin, por gjenerata e parë kushtonte 100 dollarë. /PCWorld Albanian