Harduer

Rriten dërgesat për shitje të orëve inteligjente: 1.9 milionë gjatë vitit 2013

Publikuar , 16 Shkurt 2014
0
Rriten dërgesat për shitje të orëve inteligjente: 1.9 milionë gjatë vitit 2013

galaxygear-100056275-largeShitjet botërore të orëve inteligjente arritën shifrën e 1.9 milionëve gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që sistemi operativ mobile i Google-it, Android, kapi një përqindje tregu prej 61%, sipas të dhënave të Strategy Analytics. Tregu që sapo ka lindur ka filluar të marrë formë dhe ofron mundësi të pafundme për rritje. Gjate vitit 2012, prodhuesit arritën të dërgonin për shitje vetëm disa qindra mijë njësi, sipas Neil Mawston, drejtor ekzekutiv në Strategy Analytics.

Samsung Galaxy Gear e ka ndihmuar Androidin të arrijë të bëhet dominuesi i tregut. Pajisja është promovuar intensivisht në vende si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar apo Korea e Jugut. Android gjithsesi përballet me një sërë sfidash në hapësirën e orëve inteligjente. Disa prej tyre janë sistemet Firefox dhe Pebble, megjithatë, në këtë fazë, asnjë prej tyre nuk është mjaftueshëm kërcënues për shkak të ekosistemeve të kufizuara që kanë si dhe prezencës së ulët në treg.

Ndërkohë, konkurrenca më e madhe e Androidit do të vijë shumë shpejt nga Apple, nëse të gjitha thashethemet që kemi dëgjuar kohët e fundit mbi një orë inteligjente të mundshme nga amerikanët do të bëhet realitet. Përveç kësaj, edhe Microsoft mund të hedhë në treg në një të ardhshme të afërt një orë me sistemin Windows Phone apo diçka të ngjashme, për të plotësuar ekosistemin e vet.

Nëse Apple lançon së shpejti një orë inteligjente, ajo do të përbënte një katalizator të fortë për këtë sektor tregu. Megjithatë, derisa të arrihet një adoptim si smartfonët apo tabletët, edhe orët inteligjente kanë shumë rrugë përmirësimi për të bërë. Veçanërisht tashmë që çmimet janë ulur dhe mundësia për të përmirësuar harduerët apo numrin e aplikacioneve të disponueshme ka filluar të dalë në pah.

LEXO EDHE:  Google do tu kërkojë prodhuesve Android të ofrojnë përditësime të rregullta sigurie

Shifra prej 1.9 milionë orë inteligjente të dërguara për shitje gjatë vitit 2013 krahasohet me rreth 227 milionë tabletë dhe 990 milionë smartfonë, sipas Strategy Analytics. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>