Biznes

Rriten kërkesat për zëvendësimin e iPhone-ve të vjetër me të rinj

Publikuar , 12 Shtator 2012
0
Rriten kërkesat për zëvendësimin e iPhone-ve të vjetër me të rinj

Me iPhone 5 që pritet të lëshohet gjatë ditës së mërkurë, një valë e madhe e poseduesve të iPhone janë duke shikuar që të shesin pajisjet e tyre – një pjesë e madhe e tyre janë jo më të vjetër se 24 muaj – për t’i vendosur duart në zëvendësimin e fundit.

Janë shfaqur para disa ditëve zëra që Apple do të ndryshojë pamjen dhe funksionet e iPhone, duke paraqitur kështu një ekran më të madh dhe pajisje më të hollë që do t’i bëjë modelet e tanishme të duken të modës së vjetër.

Shumë posedues të iPhone 4 u ngritën kundër kalimit në modelin 4S, të paraqitur në tetorin e vitit të kaluar, për shkak të pak dallimeve të përfshira.

Dhe kjo po ashtu ka grumbulluar një sasi të mbyllur për kalim në iPhone thotë Jeff Trachsel, i cili është shefi i marketingut të ndërmarrjes NextWorth, ndërmarrje kjo e cila ofron citime për pajisjet dhe i riblen pajisjet.

NextWorth pa një ngritje të kërkesave për citime përpara se të lajmërohet zyrtarisht nga Apple – “kur të gjitha thashethemet dhe spekulimet” thotë Trachsel.

“Këtë vit, ndodhi shumë më shpejt se sa viti e kaluar dhe ndodhi në shkallë më të madhe.” (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Raport: iPhone e 2019-ës vinë me tre kamera të pasme

Lajmet e fundit>