Analiza

Rriten përsëri shitjet e Windows Phone në Evropë dhe SHBA

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Rriten përsëri shitjet e Windows Phone në Evropë dhe SHBA

Windows-Phone-makes-sales-gains-in-Europe-and-US-Motorola-back-on-the-mapMicrosoft vazhdon të korrë një rritje të konsiderueshme në shitjet e Windows Phone dhe smartfoni Moto G i Motorolës edhe njëherë është shfaqur në hartën e statistikave që kur u lançuar vitin e kaluar me veçoritë e saj fantastike.

Suksesi i Motorolës, sipas raportit më të fundit nga Kantar WorldPanel, është i dukshëm, sepse kompania e cila së shpejti do të finalizojë procedurat e blerjes nga Lenovo “nuk ekzistonte në Evropë përpara lançimit të Moto G në nëntor, por modeli i ri rriti shitjet e kompanisë në Britani me 6 %”.

Përveç impaktit të Motorolës në Britani, gjatë tre muajve të kaluar shitjet e Android duket të kenë rënë pak krahasuar me të njëjtën periudhë kohorë vitin e kaluar, nga 58% në 54 % dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me Blackberry nga 5 % në 3.4 %. iOS pati një rritje në aktivitetin e shitjeve, nga 29 % në 32 %. Windows Phone gjithashtu pati rritje krahasuar më një vit më parë nga 6.7 % në 10.1 %.

Windows Phone vazhdon rritjen e saj dhe Android akoma mban pozitën dominuese në tregjet kryesore falë çmimeve të larta të pajisjeve iOS dhe Blackberry. Për periudhën 3 mujore që përfundoi në shkurt në SHBA, Android pati një rritje nga 51% në 55%, Windows Phone gjithashtu u rrit nga 4.1% në 5.3%. Ndërsa e kundërta ndodhi me iOS që pati rënie nga 43.6 % në 38.7% si dhe Blackberry nga 0.7 % në 0.6%. Statistikat janë paksa ndryshe kur bëhet fjalë për Kinën, me shitjet e Android që vazhdojnë të rriten dhe këtë herë nga 71% shkoi në 80%, ndërsa platformat e tjera patën rënie modeste me përjashtim të iOS që nga 24.4 % ranë 17.9 %.

LEXO EDHE:  Nintendo ka shitur 34.74 milionë konsola Switch

Apple vazhdon të shijojë shitjet e fuqishme në Japoni, duke marrë edhe më shumë pjesë tregu, gjithashtu edhe Android vazhdon të mbajë linjën e Apple më rritjet që shkuan deri në 45%. Windows Phone ka një aktivitet shitjesh mjaft të limituar në Japoni dhe ka rënë pak kohët e fundit, ndërkohë që Blackberry pothuaj nuk është fare prezent në këtë shtet. Statistikat nga raporti, së bashku me të dhënat të tjera të tregut, padyshim që do të jetë një panoramë për prezantim nga Microsoft në Konferencën e saj “Build 2014” këtë javë. Në përgjithësi, Android ka mbajtur pozitën e tij të rehatshme dhe dominuese në treg, ndërsa Windows Phone është rritur në mënyrë impresive në disa tregje të maturuara tashmë. (PCWorld Albanian)

Mobile-platform-sales-share-3-months-ending-Feb.-2014

Lajmet e fundit>