Analiza

Rriten shitjet e smartfonëve në Evropë, si krahasohen Samsung, Huawei, Apple dhe Xiaomi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Të dhënat vinë nga Canalys, i cili e vendos kontinentin plak në krye të statistikave duke lënë pas edhe Azinë e Paqësorin që pati rritje me 6%. Rriten shitjet e smartfonëve në Evropë, si krahasohen Samsung, Huawei, Apple dhe Xiaomi

Evropa parandaloi stazhinimin e shitjes së smartfonëve duke shënuar një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat vinë nga Canalys, i cili e vendos kontinentin plak në krye të statistikave duke lënë pas edhe Azinë e Paqësorin që pati rritje me 6%.

Samsung ishte fitimtari i madh. Prodhuesi Koreano-Jugor shënoi një rritje me 26% krahasuar me një vit më parë. Rritja e Samsung vjen pasi prodhuesi ka përmbytur tregun me disa modele telefonësh ku më të shiturit janë ato të serive buxhetore Galaxy A.

Huawei ruajti një vend të dytë ndërsa kompania rifokusohet përballë tensioneve Amerikane dhe Kineze. Kompania kishte 22.2% të tregut në Evropë përballë Samsung me 35.7%. Xiaomi gjithashtu shënoi rritje me 73% duke ja rrezikuar pozitat e Apple në Evropë.

Ashtu si pjesa tjetër e botës, tregjet Evropiane po shikojnë përpara për teknologjinë 5G e cila do të rrisë edhe shitjet e smartfonëve për shkak se nevojiten komponentë të rinj që bëjnë të përdorimin përdorimin e saj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  CIA: Huawei financohet nga inteligjenca Kineze

Lajmet e fundit>