Harduer

Rriten shitjet e telefonëve, Samsung i pari me Huawei në vendin e dytë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Nëntor 2019
0
Samsung është i pari me 78.2 milionë telefonë të shitur ose 21.85 të tregut dhe rritje 8.3% krahasuar me një vit më parë. Rriten shitjet e telefonëve, Samsung i pari me Huawei në vendin e dytë

Sipas raportit të fundit të International Data Corporation (IDC), shitjet e smartfonëve në mbarë botën u rritën me 0.8% gjatë periudhës Korrik-Shtator.

Si një i tërë, tregu shënoi rritje në 358.3 milionë njësi të shitura krahasuar me 355.6 milionë një vit më parë, një rritje me 8.1% gjithashtu krahasuar me tre mujorin e dytë të 2019-ës.

Samsung është i pari me 78.2 milionë telefonë të shitur ose 21.85 të tregut dhe rritje 8.3% krahasuar me një vit më parë.

Në vendin e dytë vjen Huawei me 66.6 milionë telefonë të shitur ose 18.6% të tregut dhe rritje galoponte prej 28.2%.

Apple vinte në vendin e tretë me 46.6 milionë telefonë të shitur dhe 13% të tregut por shikoi një rënie me 0.6% të shitjeve krahasuar me një vit më parë.

Xiaomi është i dytë në radhë me 32.7 milionë njësi të shitura ose 3.3% më pak se një vit më parë. Oppo mbyll pesëshen e parë me 31.2 milionë telefonë të shitur, ose 4.1% se një vit më parë. /PCWord Albanian

LEXO EDHE:  Dalin në shitje laptopët Samsung Notebook 9 Pen dhe Notebook 9 Pro

Lajmet e fundit>