Biznes

Rriten të ardhurat e BlackBerry nga softuerët dhe shërbimet

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Në fillim të muajit Mars CEO Chen nënshkroi kontratën edhe për pesë vitet e ardhshme ndjekur nga dy marrëveshje të bujshme me Jaguar Land Rover dhe Microsoft. Rriten të ardhurat e BlackBerry nga softuerët dhe shërbimet

BlackBerry postoi një raport financiar të shkëlyqer ditën e Enjte duke rrëzuar pritshmëritë e analistëve dhe tha se ky rezultat pozitiv pritet të vijojë gjatë gjithë vitit.

Kompania, e cila rishpiku vetveten nga një prodhues telefonësh në një ofrues shërbimesh, pati rritje të ardhurash me 19% në 108 milionë dollarë.

Në fillim të muajit Mars CEO Chen nënshkroi kontratën edhe për pesë vitet e ardhshme ndjekur nga dy marrëveshje të bujshme me Jaguar Land Rover dhe Microsoft.

BlackBerry me 3,500 konsumatorë sipërmarrje pret që të ardhurat nga softuerët dhe shërbimet të rriten me dy shifra në 2019-ën.

Humbjet ranë në 10 milion dollarë nga 47 milionë dollarë një vit më parë. Të ardhurat në total gjithashtu vijuan të binin falë trazicionit prej dy vitesh nga telefonët drejt shërbimeve me 18.5% në 233 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>